
Do të largohet nga PD nëse PS fiton mandatin e tretë? Përgjigjet Basha: Nuk ka fije dyshimi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur për fitoren e opozitës së bashkuar më 26 prill dhe se ai do të jetë kryeministër i shqiptarëve.
I pyetur në "Kjo Javë", nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve në qoftë se shqiptarët i japin mandatin e tretë Edi Ramës, Basha u shpreh se “më 25 prill do të ketë vetëm një rezultat, një plebishit popullor për të larguar të keqen".
Sipas tij, 85% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, dhe 52 % mendojnë se "Shqipëria ka shpresë me Lulzim Bashën kryeministër”.
Pyetje: Në 26 prill e shihni veten kryeministër?
Basha: Nuk ka fije dyshimi që për të korrigjuar këto dështime, për të vendosur vendin në shinat e normalitetit, për të realizuar programin tonë që do të ndihmojë të gjithë shqiptarët, Lulzim Basha me votën e tyre do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve.
Pyetje: Do ta linit drejtimin e PD nëse nuk fitoni?
Basha: Është gabimi më i madh që ta shohim këtë si një lojë me porta të vogla. Hallet e shqiptarëve janë papunësia etj. Padiskutim që shqiptarët në 25 pill shqiptarët do zgjedhin ndryshimin dhe opozita e bashkuar do të fitojë.



“Benz-i” përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
