Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Do të ketë negociata dhe për vaksinë ruse? Manastirliu: Ne do përdorim në popullatë...

Do të ketë negociata dhe për vaksinë ruse? Manastirliu: Ne

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa foli për vaksinimin, tha se qeveria është duke punuar në disa drejtime.

E ftuar në “Opinion”, ndërsa u pyet se nëse do të konsiderohej për përdorim edhe vaksina ruse, Manastirliu u shpreh se do të përdoren në popullatë ato vaksina që miratohen nga FDA, apo që listohen të sigurta për përdorim nga OBSH.

Deri më tani vendi ka nënshkruar një marrëveshje me PFizer, për sigurimin e dozave të paratë vaksinave.

“Qeveria shqiptare tashmë ka filluar dhe ka bërë dy akte kontraktuale qoftë me Pfizer qoftë me COVAX, do të futemi në bisedime me AstraZeneca, apo edhe me Moderna, jemi duke punuar në disa drejtime dhe strategjia është që të kemi fleksibilitetin në të gjitha elementet. Ne do përdorim për popullatën ato vaksina që janë të kualifikuara nga FDA, apo të listuara nga Orgnizata Botërore për përdorim”, tha Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore