Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Do përfundoni nën gomat e makinës!"/ Nis hetimi për policen e Elbasanit që kërcënoi gazetarët e kronikës

"Do përfundoni nën gomat e makinës!"/ Nis hetimi

Nënkomisarja nga Elbasani, Anisa Kostani, ka lëshuar ditën e djeshme një lumë kërcënimesh ndaj gazetarëve të kronikës së zezë.

Për këtë Policia e Shtetit ka nisur hetimet. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka konfirmuar për mediat se ka nisur një hetim të thelluar administrativ ndaj nënkomisares.

Kostani u shpreh dje publikisht në rrjetet sociale se gazetarët do përfundojnë nën rrotat e makinave si qen kështu siç e kanë nisur, teksa i quajti të degjeneruar dhe që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë”.

Ndër të tjera, konfirmohet se Kostani ka qenë nën hetim për daljet në media me gjarprin e saj. Kostani ka fshirë nga rrjetet sociale edhe një foto kontraverse me një makinë ngjyrë vjollcë e cila mban targën “HOT”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore