Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Do lindte sot”/ Vrasja makabre e gruas shtatzënë në Kosovë, gazetarja: I rrezikohet familja, po hetohen policët

“Do lindte sot”/ Vrasja makabre e gruas shtatzënë në

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kosova me gazetaren Leonita Bajrami, për “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, deklaroi se autori i vrasjes së gruas shtatzanë në oborrin e maternitetit në Kosovë vijon të mbetet i lirë.

Ndërkohë ajo ka deklaruar se rrezikohet edhe familja e viktimës nga 31-vjeçari, dhe se Policia tashmë ka rrethuar banesën e familjarëve.

“Kanë filluar hetimet për punonjësit e policisë, pasi kanë qenë në dijeni për problemet mes çiftit.

Sot pritej të lindtte, dhe ajo është vrarë në oborrin e spitalit, aty edhe ku ndodhet sigurimi i maternitetit.

Edhe familja e viktimës është në rrezik sepse burri i saj e di se ku banojnë, pavarësisht se policia ndodhet aty dhe ka rrethuar banesën”, deklaroi Bajrami për “Zona Zero”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore