Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Do lindtte fëmijën të enjten”, flet familjari i 35-vjecares shtatzanë të vrarë në Kosovë: Mosmarrëveshjet i dinte…

“Do lindtte fëmijën të enjten”, flet familjari i

Burri i motrës së gruas së vrarë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Regjep Brahimi, deklaroi se Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet mes viktimës dhe ish-bashkëshortit, si autor i dyshuar i aktit.

Brahimi u shpreh për KosovaPress se e ndjera ka qenë e martuar për 4 muaj dhe për shkak të mosmarrëveshjeve janë ndarë, dhe për këtë ka qenë edhe ndërhyrja e policisë. Ai tha se gruaja e tij ka folur me të motrën para aktit dhe se i kishte thënë që pret që të sjellë në jetë fëmijën gjatë ditës së enjte.

“Ka qenë e martuar në Godanc, ka qenë rreth katër muaj e martuar, ka pasur mosmarrëveshje me burrë dhe familje dhe nuk janë kuptuar dhe mes policisë janë ndarë. Ka qëndruar në shtëpi deri në ketë kohë për lindje… Policia ka qenë në dijeni për rastin, pasi është ndarë përmes policisë… Gruaja ka qenë me social dhe të gjitha kontrollet i ka kryer… Shoqja foli para se me ndodh rasti sot dhe ka treguar që për nesër ka me lind…Nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë problem apo kërcenim”, tha Brahimi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore