Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Do jetë si para viteve '90"/ Sinoptikania paralajmëron: Çfarë na pret këtë dimër

"Do jetë si para viteve '90"/ Sinoptikania

TIRANË - Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja tha sot në një interviste televizive se vendi ynë këtë fundjavë parashikohet të jetë nën ndikimin e motir me reshje shiu.

Sipas saj, e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme.

Duke folur për parashikimin e muajit dhjetor, sinoptokania tha në “News24” se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme.

Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulëta dhe borë.

Moti i keq që ka përshfirë Shqipërinë, ka shkaktuar probleme në akset rrugore, apo edhe vonesa në nisjen e trageteve. Gjithsesi, të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërsa në zonat malore rekomandohet pajisja e mjeteve me zinxhirë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore