
"Do e kapja agresorin prej fyti dhe nuk do e lëshoja”/ Flamur Noka s'përmbahet: Donin të eliminonin Berishën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kreut të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së djeshme nga 31-vjeçari Gerti Shehu.
Noka deklaroi se situata ishte tepër e rëndë dhe se vetëm një lider si Berisha me cilësitë e tij ishte i aftë ta menaxhonte situatën, ndërsa shtoi se nëse do të ishte ai në vendin e ish-kryeministrit “do ta kapte agresorin prej fyti dhe nuk do ta lëshonte”.
Ai ka zbuluar gjithashtu se sipas informacioneve të besueshme që PD ka, agresori, 31-vjeçari Gert Shehu, ishte një trafikant droge, i cili është ndaluar disa herë por nuk është dënuar kurrë, pasi është rekrutuar nga policia.
“Eleminimi i Berishës nga skena dje ka qenë qëllimi i atij sulmi, Rama donte të asqyrhej zëri i Shqipërisë virtuale të tij. Atëherë një sulm i tillë do ta neutralizonte Berishën duke mos folur. Skenari sihte ky, goditet Berisha, nuk flet, turma vret atentatorin dhe pas vrasjes së ti jdo shperthente rrugëve të Tiranës dhe Rama do t’i thoshte evropianëve ja kush është Sali Berisha dhe ja cila është opoizta destabilizuese dhe më pas do shpallte veten mbret. Berisha megjithse iu bë atentat, me cilësitë e tij të rralla arriti ta menaxhojë në perfeksion këtë situatë. Unë do e kisha kapur prej fyti agresorin dhe nuk do e lëshoja. Ky skenar i Ramës dështoi.
Informacionet e besueshme thonë që zotëria është një trafikant droge i fshehur nën petkun e picave. Është kapur e rekrutuar e nuk ka bërë burg, kështu rekruton policia. Ky është i rekrutuar, elementi që është shitës picash gjithmonë i ndaluar e kurrë i dënua, raporti sapo u godit Berisha ishte gati në zyrën e Çuçit apo Fugës, deklarata më pas, dhe sot i kërkojnë Berishës, i thonë deputeti Berisha të paraqitet në polici e të raportojë ngjarjen sikur të ketë pasur konflikt. Na ka ruajtur zoti sepse për Ramën nuk do ishim sot këtu gjallë. Autori, një i sëmurë mendor me patentë, kishte marr patentën pak pasi ishte nënshkruar raporti”, tha Noka.


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet


Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >