
"Do e hedh fëmijën në lumë"/ DETAJE nga krimi makabër në Shkodër, 32-vjeçarja ishte e pamartuar
Alarmin për zhdukjen e foshnjës së porsalindur që u gjet i pajetë në lumin Kir e kanë dhënë misionaret e kishës katolike që kujdeseshin për 32-vjeçaren Orjana Gremi.
Ajo i kishte paralajmëruar se do hidhte foshnjën në lumë dhe në momentin kur kanë vënë re që nuk e kishte fëmijën me vete kanë njoftuar policinë, që nisën menjëherë kërkimet.
Pasi morën në pyetje nënën e re, ajo u rrëfeu se e kishte mbështjellë të birin e porsalindur me batanije dhe plastmas dhe e kishte hedhur në lumë.
Pikërisht në vendin që Orjana Gremi u kishte treguar blutë e Shkodrës gjetën trupin e pajetë të foshnjës.
Ajo ka rrëfyer se aktin e rëndë e ndërmori pasi ishte e vetme dhe nuk kishte me çfarë ta mbante fëmijën.
32-vjeçarja e pamartuar solli në jetë fëmijën më 30 dhjetor dhe doli nga spitali më 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat, madje edhe për përfitimin e bonusit si nënë e re.
Ajo ishte larguar nga qyteti i lindjes Fieri dhe jetonte te dajat në Shkodër, ndërsa nuk dihet ende kush është babai i fëmijës. Orjana Gremi u prangos me akuzën e vrasjes së djalit të saj të porsalindur.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




