
"Do çojmë në SPAK Edona Bilalin"/ Eksperti "plas bombën": Kemi zbuluar skemën si jepen grantet për të njohurit e ministres
Eksperti i IT, Gent Progni është shprehur ditën e sotme se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për grantet e dhëna nga ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, të drejtuar nga Edona Bilali.
Sipas Prognit në këto grante janë zbuluar mangësi.
Ai tha në një dalje mediatike se është arritur të zbulohet një skemë se si jepen para, grante për persona të lidhur me ministren.
“Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e minsitres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide”, tha ai.
Po përgatisim një denoncim dhe për në SPAK se kemi gjetur shumë mangësi, persona që vetëm lidhen me ministren s’kanë asnjë ide, s’kanë prezantuar asgjë e paratë i kanë marrë vetëm se kanë një lidhje me ministren.
Kemi zbuluar kompaninë që është marrë me fushatën e ministres në kohën që kandidonte, kompani e cila s’ka çuar asnjë ide por ka marrë shumë para.
Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e ministres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide, të gjitha këto do i çojmë në kallëzim”, tha Progni.








Fshati në Peqin mbetet pa pjeshkë!/ Pemët frutore u shkatërruan nga breshëri
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Euro bie në minimumin historik/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot?

Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës
Aktualitet




