
“Djemtë hynë në Shqipëri me trupin e vdekur të nipit”/ Xhaxhai i 31-vjeçarit që u vra në Prizren: Nuk i ndaluan në doganë
Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut, 31-vjeçarit të vrarë në Prizren, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me atë se çfarë ndodhi natën e ngjarjes së rëndë.
Në një intervistë për mediat kosovare, Cenku tha nipi i tij dhe dy shokët e tij kishin shkuar për të pirë nga një birrë në lokalin “Kobra City”, pasi kishin darkuar diku tjetër. Sipas tij, tre djemtë janë qëlluar teksa po tentonin të largoheshin nga lokali, ndërsa nipi i tij ka mbërritur i vdekur në Shqipëri.
Xhahxi ngre dhe pikëpyetje se si djemtë kanë kaluar në doganë, me trupin e 31-vjeçarit të vdekur në makinë.
“Ata tre djem kanë shkuar në Prizren për të konsumuar një darkë për qejf. Kanë qenë paqësor, edhe në kontrollin e veturës, nuk është gjetur as edhe gjysmë fisheku. Djemtë tanë nuk kanë konsumuar bukë aty, kanë ngrënë diku tjetër”, ka thënë ai.
“Aty janë kthy me pi nga një pije, dhe aty ka nis konflikti. Kanë djemtë kanë hipur në makinë, pas ngatërresës brenda, dhe sapo janë nisur janë qëlluar. Këta kanë qenë jo në ofensivë, por në defansivë, kanë qenë duke ikur”, ka thënë më tej Cengu, duke e quajtur të dyshuarin Dibran Hoxhaj “një kapadai gjysmë-oriental. Është qëllu nga personi që e menaxhon gjithë atë lokal, pra është pronari”, ka thënë ai.
“E dyta punës si kanë ardhur… ata nuk janë ndaluar, nuk e kanë ditur se aty e kanë pasur njeriun e vrarë. Nuk ka pasur as lëvizjes, as zhurmë. Ju mund të thoni se si janë futur në doganë, por nuk e di unë, nuk jam prokuror”, ka vazhduar Cengu.
“Ata kanë pasur frikë se do të jenë të vdekur. Kjo është skandaloze, ata pasi kanë ikur janë qëlluar. Nuk kanë pasur asnjë lloj faji”, ka thënë ai.



Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




