Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dje kujtoi të atin, sot Rama humbi nënën

Dje kujtoi të atin, sot Rama humbi nënën

Një ditë më parë, nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook, kryeministri Edi Rama kujtoi të atin e ndjerë, Kristaq Ramën.

Ai shkruante se Kristaq Rama do të mbushte 88- vjeç nëse një goditje fatale në zemër nuk do i kishte marrë jetën, duke shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij.

“Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë - kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak”, shkruante kryeministri.

Për ironi të fatit, sot u nda nge jeta nëna e tij, Aneta. 82-vjeçarja vuante nga një sëmundje e vështire dhe prej kohësh nuk ishte shfaqur në publik.

Rama shprehu dhimbjen për vdekjen e saj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

"Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam"

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore