Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Djalin ma vranë me plumb pushke”, i moshuari nga Shkodra rrëfen kalvarin e vuajtjeve: Kur isha 20 vjeç humba shikimin (FOTO)

“Djalin ma vranë me plumb pushke”, i moshuari nga Shkodra

Ndoc Bjeshka është një i moshuar nga qyteti i Shkodrës, jeta e të cilit ka qenë e mbushur me një kalvar sfidash, vuajtjesh dhe fatkeqësish. Ai u rrit pa babanë dhe u detyrua që të ndërpriste shkollën bë klasën e katërt, pasi kishte për të mbajtur familjen.

I ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, Ndoci tha se në moshën 20-vjeçare, për shkak të një aksidenti u verbua duke humbur shikimin. Bjeshka tregoi se asokohe ishte i fejuar, dhe ajo nuk e la atë pavarësisht probleme që kishte.

“Djalin ma vranë me plumb pushke”, i moshuari nga Shkodra

“Gruaja ime Martja më ka ndihmuar shumë. Pavarësisht aksidentit që më mori shikimin, ajo me sakrifica shumë të madha vendosi që të rrinte me mua, ku i bënin edhe presion farefisi dhe i vëllai. Vetëm babai ishte pak dakord, por ajo vendosi që edhe vdekjen mos të shkëputej prej meje. Ajo ka një forcë të madhe, nuk shikon pas. Disa njerëz të saj deri vonë nuk na kanë fol”, u shpreh Ndoci.

“Djalin ma vranë me plumb pushke”, i moshuari nga Shkodra

Ai tregoi se është bërë baba i 5 fëmijëve, 4 vajzave dhe një djali. Por jeta e tij mori një rrjedhë komplet tjetër kur djali i tij 25-vjeçar, Kreshniku, u zhduk në tragjedinë e 9 janarit në vitin 2004.

“Djali im është i zhdukur. Deri në vdekje do ta kërkoj drejtësinë për të. I lutem TV tuaj, se kemi edhe fakte të reja. Mendoj se ma kanë vra me plumb pushke dhe e kanë fshehur”, tha Ndoci.

“Djalin ma vranë me plumb pushke”, i moshuari nga Shkodra

Bjeshka është gjithashtu edhe autor i katër librave dhe jeton sot duke shitur çifteli, për të mbajtur familjen. Ai i qëndron pranë bashkëshortes, e cila akoma pret që djali t’i kthehet në shtëpi.

“Djalin ma vranë me plumb pushke”, i moshuari nga Shkodra

“Djalin ma vranë me plumb pushke”, i moshuari nga Shkodra

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore