Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Djali i Qazim Mulletit varrosi mbi 300 viktima në Tepelenë” / Dëshmia e të afërmit: Hapa ligjorë që “Prefekti” të mos transmetohet më

“Djali i Qazim Mulletit varrosi mbi 300 viktima në

Reshit Mulleti, djali i Qazim Mulletit mbi të cilin është ngritur edhe komedia “Prefekti”, që së fundmi në Teatrin Kombëtar ka rindezur debatet ka dëshmuar se në kampin e Tepelenës kanë vdekur të paktën 300 vetë.

Dëshmia, sipas Nuiton Mulletit, i afërm i tij është dhënë pas viti 1993, kur Reshit Mulleti u rikthye në Tiranë pas internimit në Tepelenë e Lushnje, së bashku me të ëmën.

“Reshit mulleti u rikthye në 1993 nga internimi dhe jam dëshmitar kur tregonte për faktin që me duart e veta në kampin e Tepelenës kishte varrosur mbi 300 veta, 200 prej tyre fëmijë të mitur. E ëma, Hajrie Mulleti ka ndërruar jetë në vitin 1980 në kampin e stavrës së Lushnjes”, deklaroi për Politiko në Top News, Nuiton Mulleti.

Ai tha gjithashtu se po mendojnë edhe mundësinë e ngritjes së një procesi gjyqësor për ta ndaluar këtë vepër.

“Kemi diskutuar mundësinë për hedhjen në gjyq që të mos transmetohet komedia Prefekti. Rileximi i veprës dhe mbështetja masive që kemi parë në opinionin publik, qoftë nën mediat sociale dhe ato tradicionale na kanë inkurajuar që në radhë të parë të ndërmarrim masa administrative. Teatri është institucion publik në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe financohet nga taksapaguesit, ankimim te komisioni kundër diskriminimit, sepse kemi të bëjmë me një diskriminim të hapur një grup të caktuar për bindjet politike, edhe Avokatin e Popullit dhe ndërmarrjen e një rrugë gjyqësore në lidhje me veprën dhe zhvillimet e fundit”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore