Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Djali i policit e nisi në nëntor planin për eliminimin"/ Ja si u zbulua urdhëruesi i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa

“Djali i policit e nisi në nëntor planin për

Detaje të reja janë bërë publike pas zbardhjes së vrasjes ditën e djeshme të Edmond Papës nga autori i dyshuar Albano Velo.

Kujtojmë se Velo u vra pak ditë më parë në një lokal në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se, djali i policit Dilaver Velo, është kapur mat nga disa pamje filmike. Lala tha se që në muajin nëntor Velo ruante ‘objektivin’ e tij. Ajo tha se ngjarja mendohet të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

“Ishte një punë e mirë e policisë së Tiranës, pasi nuk kishim hetim të tillë. Ku ende pa u mbushur dy javë, patëm reagim. E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë dhe lidhjen kriminale mes tyre.

Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje. A e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt.

Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij. pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutoi, pasi 40-vjeçari e ka vrarë Papën. Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba. U kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera.”, tha Lala.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore