Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dita e katërt e rrëmbimit të Ervis Martinajt? Pas denoncimit të xhaxhait, çfarë po ndodh me hetimet

Dita e katërt e rrëmbimit të Ervis Martinajt? Pas denoncimit

Sot është dita e katërt e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sot, Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit që bëri xhaxhai i ti, Faik, për humbjen e kontakteve me nipin.

Dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës. Kështu që me ngritjen e pistës së rrëmbimit, Prokuroria e Kurbinit ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Në rastin konkret, Policia përveç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera për vendin ku ndodhet Martinaj. Familja e Ervis Martinajt ka kallëzuar dje në Policinë e Shtetit humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Por që rrëfimi i Dumanit mjaftoi që ndaj Martinajt të ngrihej akuza. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore