
“Disa grupe kriminale krijuan aleancë kundër Martinajt”, Hoxha jep detaje nga masakra ku mbeti e vrarë 58-vjeçarja
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e Don Boskos, ku u qëllua në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit, dhe mbeti e vrarë 58-vjeçarja Mimoza Paja, u lëndua mbesa e saj 10-vjeçe si dhe u plagosën 5 të tjerë.
Duke folur për News 24, hoxha tha se në rastin konkret ka një simbolikë tejet të rëndë dhe se terrori i përcjellë te qytetarët është më i madh se pasojat e vetë atentatit.
Ai zbuloi se autorët brenda një harku kohor prej 25 minutash kanë shkuar nga Qafa e Kasharit në Don Bosko ku kryen atentatin dhe më pas janë shfaqur sërish në Qafë Kashar, pa pasur asnjë ndalesë.
Sipas tij kjo ngjarje ka ndodhur në kuadrin e luftës mes grupeve kriminale, më saktë mes atij të Ervis Martinajt dhe atyre që Hoxha i cilësoi si një “aleancë” e krijuar për t’iu kundërvënë atij.
“Media e përdor si batutë, por u them njerëzve të kenë kujdes në ambientet ku ulen. Në 1000 raste nuk ndodh gjë, por mund të ndodhesh në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Në rastin konkret nuk u vra një qytetar i thjeshtë, simbolika është e rëndë. Është vrarë një gjyshe, është plagosur mbesa. Djali i saj tha që nuk ishte as në punë në atë moment, por po pinte kafe. Ky është një atentat me simbolikë, terrori që çon te qytetarët është më i madh se pasojat.
Ajo breshëria e plumbave ka terrorizuar qytetarët dhe ka sjellë pasiguri. Ky atentat ndodh në një zonë afër qendrës dhe autorët për 25 minuta shfaqen në Qafë Kashar pa ndalesë, hyjnë në Don Bosko dhe shfaqen sërish në Qafë Kashar. Hynë dhe godasin me qetësinë më të madhe. Kjo skuadër vrasësish është ende e lirë dhe ka rrezik potencial të bëjë të njëjtën gjë. Kjo ka të bëjë me përplasjen e Ervis Martinajt dhe një grupi tjetër, është një aleancë grupesh kundër Martinajt”, u shpreh Hoxha.

Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona
Historia e plotë >

EMRI/ Prej disa ditësh nuk konsumonte ushqim, var veten 41-vjeçari në Përmet
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet

Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >


