Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Diplomati Agim Nesho: Rama s'bëri asgjë në Greqi për detin, shkoi si negociator i Erdogan

Diplomati Agim Nesho: Rama s'bëri asgjë në Greqi për

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në Open për të folur rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama në Greqi, tha se kreu i qeverisë s’bëri asgjë atje.

Sipas Neshos, kryeministri shkoi më shumë për të marrë rolin negociator pas vizitës në Ankara dhe se nuk është i qartë për çështjen e detit.

“S’bëri asgjë. Pritshmëritë ishin të mëdha se ishte çështje e rëndësishme, flitet për detin.

Këtu duket më tepër një shëtitje duke kaluar nga Ankaraja për të marrë rolin e tij negociator. Nga vetë vizita pashë që akoma nuk është koceptuar nga qeveria shqiptare se si do zgjidhet marrëveshja me Greqinë. Vetë politika e jashtme e Ramës ka futur sektorë të tjerë që krijojnë tension dhe sjellin paragjykime nga Perëndimi.

Pjesë e retorikës së Ramës, parapriu dhe ne nuk arritëm asgjë. Por nuk u gjet asnjë zgjidhje, se Rama tha që do gjehej zgjidhje historike se kishte probleme nga e kaluara. Vetë kryeministri duket që është i paqartë se kërkon ta bëjë çdo gjë vetë. Nuk ka një marrëveshje, është bllokuar,” tha Nesho.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore