Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dinamika e ngjarjes/ “Mbylle gojën se do vritesh dhe ti”- Si e ndoqi 53-vjeçari biznesmenin, la makinën në rrugë dhe...

Dinamika e ngjarjes/ “Mbylle gojën se do vritesh dhe ti”- Si e

Është zbardhur dinamika e krimit të rëndë, që tronditi mëngjesin e sotëm Himarën dhe mbarë vendin, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 51-vjeçar Niko Goro.

Autori i krimit, 53-vjeçari Kliti Leka, ka parkuar makinën e tij në cep të rrugës dhe ka ecur në këmbë në drejtim të marketit, ku ishte futur biznesmeni Goro.

Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur.

Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, duke ngritur kujën. Goditja fatale ka qenë plumbi në kokë, ndërsa dy të tjerët kanë qenë pranë zemrës dhe në kraharor.

Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “çfarë bëre, i vrave”?

Ndërkohë, 53-vjeçari Leka i është kthyer, duke i thënë “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!

Pastaj, ai ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur në këmbë. Momenti i largimit të tij është parë nga kamerat e sigurisë, gjë që ka ndihmuar policinë për arrestimin e autorit.

Më pas, mësohet se autori ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm ta trembte për t’i kthyer borxhin.

Biznesmeni ka pasur një biznes në qendër të Himarës dhe dy të tjerë, njëri në proces ndërtimi. Shkaku i kësaj ngjarjeje, deri më tani, thotë gazetari, është pikërisht objekti në afërsi të bregdetit dhe shuma që, sipas Lekës, nuk i është kthyer, pasi toka ku po ndërtohet i përket të afërmit të tij./ Balkan Web

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore