Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

‘Dikujt iu falen borxhet, dikujt burgu…’, Basha sulmon deputetët 'tradhtarë': Ja si i kontrollon Rama

‘Dikujt iu falen borxhet, dikujt burgu…’, Basha sulmon

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka quajtur kolaboracionistë deputetët e opozitës që refuzuan djegien e mandatit dhe qëndruan në parlament. Sipas tij, shumica firmosën për djegien e mandateve, përveç dy tre rasteve. Sipas Bashës, mes atyre që firmosën për djegien e mandateve ishte edhe Myslim Murrizi.

“Myslim Murrizi ka nënshruar për lënien e mandateve. Me dy tre përjashtime, të gjithë kanë nënshkruar për lënien e mandatit. Pastaj kanë ndodhur çudira të mëdha, dikujt ju falen borxhet e kazinosë, dikujt i falën burgun e vëllait”

Kryedemokrati tha se pas nismës së Murrizit për të ndaluar koalicionet fshihet Edi Rama.

“Deputetët e opozitës parlamentare kontrollohen nga Rama. Është Rama pas kësaj, prandaj kërkon prishjen e koalicioneve”, tha Basha në Zonë e Lirë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore