Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dhunuan policin në burgun e Peqinit, merret vendimi i "pamëshirshëm" për 3 të paraburgosurit

Dhunuan policin në burgun e Peqinit,  merret vendimi i

Tre të paraburgosurit që dhunuan punonjësin e policisë do të përjashtohen për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët ne burgun e Peqinit.

Bëhet fjalë për tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D.

Ata do të vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS për 90 ditë.

Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për rregjimin 41/BIS

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:
a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore