Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dhunoi në mënyrë monstruoze të moshuarën, ja VEPRIMI që bëri Aurona Pelaj pasi u lirua nga burgu

Dhunoi në mënyrë monstruoze të moshuarën, ja VEPRIMI

Pas lirimit të 3 infermiereve në Kosovë të cilat akuzohen se dhunuan gruan e moshuar brenda azilit, të tjera detaje janë mësuar rreth Aurona Pelajt pasi u lirua nga kangjellat.

Gazetarët janë drejtuar drejt banesës së infermieres Aurona Pelaj në Pejë, e cila ishte dhe protagonistja në videon e dhunës brenda qendrës së të moshuarve Orenda.

Dera e shtëpisë së familjes së Auronës është e mbyllur. Dritaret të mbyllura e grilat të ulura. Komshinjtë e Auronës thonë se anëtarët e familjes Pelaj nuk janë aty.

Ata refuzojnë që të flasin për mediat dhe thonë se babai i Auronës nuk është i interesuar për të folur me askënd për çështjen e vajzës së tij, që bëri bujë dhe shkaktoi zemërim të madh publik në fillim të muajit Nëntor pasi infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 koleget e saj dhunuan fizikisht një grua të moshuar brenda azilit Orenda në Pejë.

Gazetarët shkuan në shtëpinë e Auronës dhe tentuan rë marrin një prononcim të shkurtër nga infermierja, tashmë e shkarkuar nga detyra, ndoshta dhe një ndjesë publike prej saj për veprimin që ka bërë.

“Ne provuam të kishim një prononcim në fshatin Novosellë me Aurona Pelajn në shtëpinë e saj, dera ishte e mbyllur. Të afërmit e saj thanë që as ajo as familjarët e saj nuk duan të japin asnjë lloj prononcimi, as edhe një mesazh ndjese për çfarë ka bërë dhe çfarë ka shkaktuar, dhunën ndaj të moshuarës Minire Nuraj”, thotë gazetari.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore