Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dhunohet nga policia malazeze anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Petraq Milo

Dhunohet nga policia malazeze anëtari i kryesisë së Partisë

Një incident i rëndë është shënuar pak ditë më parë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, është dhunuar nga efektivët malazezë.

Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

Në mediat sociale janë publikuar edhe disa video, në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.

Nuk dihet nëse ka pasur një denoncim nga ana e tij dhe nëse është njoftuar ambasada shqiptare për ngjarjen.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore