Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dhuna BARBARE ndaj vajzës nga Kenia që punonte në Shqipëri, aktivistja: Ngjarja ka mundësi të fshihet…

Dhuna BARBARE ndaj vajzës nga Kenia që punonte në Shqipëri,

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri ka folur në lidhje me dhunimin e të resë nga Kenia, Joy-t, që punonte në vendin tonë. Ajo u shpreh se  shteti shqiptar ka përgjegjësi për dhunimin e të resë.

Ballauri shtoi se nga mënyra sesi po shkojnë hetimet, ku prej kaq shumë muajsh ende nuk ka autorë të dhunës ndaj saj, tregon se ka njerëz apo institucione që kërkojnë ta zbehin ose ta fshehin ngjarjen.

“Është ngjarje e dyshimtë dhe shteti ka përgjegjësi të madhe. Ka një sërë gjërash që këto institucione kanë dashur të fshehin edhe ngjarje të tjera. Duke ndjekur realitetin shqiptar dhe si funksionon drejtësia, gjëja e parë që të shkon në mend është që ka njerëz që mund të kenë interes për ta zbehur ngjarjen.

Mund të jetë dhe një lloj neglizhence për këtë çështje. Ky është një rast që edhe drejtësia të tregojë se merret me të gjitha çështjet, sepse nuk është thjeshtë një vajzë e huaj që jetonte në Shqipëri, por është femra në vetëvete”, u shpreh Ballauri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore