Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dhimbja e qafës, mjekët: Luftojeni me sport, jo vetëm ilaçe

Dhimbja e qafës, mjekët: Luftojeni me sport, jo vetëm

Qafa është një pjesë e rëndësishme e trupit, që mban gjithë ngarkesën fizike dhe emocionale të një ditë.

Dhimbja e qafës është një ankesë e përditshme e gati të gjitha moshave, thonë mjekët reumatologë.

Mjekja reumatologe Julia Kollçaku: Dhimbjet e qafës shkaktohen nga shumë faktorë, në radhë të parë është spendeliatroza, që kap moshën e dytë dhe të tretë, mund të jetë stresi në punë dhe orët e gjatë përballë pajisjeve të teknologjisë. Janë dhimbje që i shqetësojnë dhe i bezdisin shumë pacientët, u shkaktojnë ngurtësim të muskujve, u japin një marrje mendsh të lehtë, turbullim të pamjes, ndonjëherë edhe dhimbje koke. Kjo ul efektivitetin dhe cilësinë në jetën e tyre të përditshme.

Nuk është se ka një kufizim moshe. Dhimbje qafe kanë pothuaj të gjithë, që nga adoleshentët deri tek mosha e tretë. Unë do të këshilloja që moshat e reja, ata që punojnë gjatë në kompjuter të çohen çdo një orë nga karrigia. Të mbajnë një posturë apo qëndrim korrekt, pa u anuar majtas apo djathtas, por vetëm drejt. Rekomandojnë lëvizje të qafës majtas, djathtas, para, mbrapa, rrotullim jo i beftë dhe i fortë. Shumë i mirë është edha masazhi me dorë dhe banjat e ngrohta për shtensionimin e muskujve. Sportet që këshillojmë janë noti, aerobi, joga dhe palestra gjithmonë monitoruar nga instruktori.

Ajo që vë re në përditshmërinë time është se qytetarët vijnë kanë dëshirë të marrin udhëzime dhe ilaçe, por janë dembelë për sa i përket ushtrimeve. Unë rekomandoj që ata si buka që hanë të bëjnë çdo ditë ushtrime për qafën dhe jo vetëm. /Top Channel/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore