Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

DETAJET/ “Terrorizuan” familjen, çfarë po kërkonte polica dhe FNSH në banesën në Dajç të Lezhës

DETAJET/ “Terrorizuan” familjen, çfarë po kërkonte

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me kontrollin blic të FNSH-së dhe Policisë së Shkodrës në një banesë në një banesë në fshatin Dajç të Lezhës.

Kontrolli i papritur mëngjesin e djeshëm terrorizoi familjen Gjinaj, të cilët nuk panikosën kur panë forca të shumta policie të kryejnë kontroll në shtëpinë e tyre.

Por çfarë po kërkonte Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyejes së Shpejtë në shtëpinë e familjes Gjinaj?

Një informacion operativ i mbërritur në Drejtorinë e Policisë ka angazhuar punonjësit e forcave operacionale dhe grupin e FNSH-së teksa kanë zbarkuar në Lezhë.

Në këtë informaçion që policia e ka klasifikuar si të vlefshëm bëhej fjalë për lokalizimin e Alfons Palushit, i cili në mesnatën e 22 gushtit qëlloi për vdekje Argon Metushin në një lokal në fshatin Shelqet në zonën e Vau Dejës. Efektivët kishin prej më shumë se dy ditësh, të cilët ndodheshin në Lezhe në përpjekje për ta arrestuarin Alfons Palushin, shkruan Ora News. Subjekt kontrolli ka qënë banesa e familjës Gjinaj, ku kishte dyshime se strehonte Alfons Palushin.

Ndaj familjes me kryefamiljar Artan Gjinaj ka pasur një urdhër kontrolli banese ndaj, të cilës kanë pasur dyshime për 37-vjeçarin. Pavarësisht se familja pretendon se kontrolli është kryer në të zbardhur, sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pohojnë aë futja në banesë është kryer rreth orës 07:00.

Por nga kontrolli nuk ka rezultuat ndonjë gjurmë e tij. Një tjetër dyshim i policisë është se Alfons Palushi mund të jetë larguar ilegalishit jashtë vendit e pikërisht në shtetin anglez aty ku jetonte prej vitesh. Ndaj Palushit rëndojnë dy akuza vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore