
DETAJET e para/ Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia në kërkim të autorit
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës. Policia ka njoftuar se i plagosuri është shtetasi me inicialet D. B., 40 vjeç.
Ndërkohë, blutë kanë identifikuar dhe autorin e plagosjes, i cili është një i ri 28-vjeçar që është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij. Deri më tani nuk ka të dhëna mbi motivin e ngjarjes.
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.








Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >
Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




