Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Detaje TRONDITËSE/ U dhunua brutalisht dhe u përdhunua për 12 orë: Shqiptarët e filmuan 23-vjeçaren teksa e rrihnin

Detaje TRONDITËSE/ U dhunua brutalisht dhe u përdhunua për 12

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane pasi akuzohen se kanë përdhunuar në grup një 23-vjeçare nga Haiti.

Mediet italiane kanë publikuar ditën e sotme detaje tronditëse nga ngjarja. Mësohet se 23-vjeçarja është përdhunuar për dymbëdhjetë orë dhe ëshyë dhunuar në mënyrë brutale.  

“Rrahje, kafshim dhe përdhunim në grup. Ata madje e kanë filmuar të gjithë ngjarjen”, shkruhet në mediat italiane.

Këto janë akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarëve të moshës 21, 23 dhe 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një dhomë moteli. Njëri prej tyre ndodhet në burg pasi akuzohet edhe për një vrasje të ndodhur më 23 tetor në Cornaredo pranë një lokali.

Viktima 23-vjeçare me origjinë haitiane është tronditur aq shumë sa nuk kishte mundur të kërkonte ndihmë as nga karabinierët.

Detajet që dalin nga hetimi janë rrëqethëse dhe ofrojnë një rrëfim shqetësues.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga prokurorja Rosaria Stagnaro tre të rinjtë e kishin takuar viktimën në një lokal në Corso Comi në Milano.

Milano Today raporton se njëri prej shqiptarëve ishte larguar me të pasi kishte rënë dakord për marrëdhënie seksuale me pagesë.

Në vend të kësaj ai e çoi  në një motel në Cornaredo. Ku iu bashku dhe vëllai me kushëririn e tij.



 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore