Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Detaje të reja nga dosja hetimore: “Spiunët” e Gramshit u ndihmuan nga një shqiptar, kush është “harabeli i kuq”

Detaje të reja nga dosja hetimore: “Spiunët” e Gramshit u

2 shtetasit rusë dhe një ukrainas që u arrestuan pasi tentuan të hyjnë në uzinën e Gramshit po qëndrojnë në qeli, teksa Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë “Arrest me burg” për aq kohë sa do të zgjasin hetimet.

Megjithatë, detaje të reja kanë dalë së fundmi nga kjo dosje hetimore. Mësohet se shtetasit e huaj, të dyshuar si spiunë, janë ndihmuar dhe nga një shqiptar, i identifikuar me nofkën “Krasnij Vorobej”, që në shqip përkthehet “harabeli i kuq”, raporton News 24..

Identiteti i këtij personi është mbajtur sekret nga hetuesit dhe nuk dihet se kush është. Dyshimet se “spiunët” kanë pasur ndihmë nga shqiptarët u ngritën pasi nga sendet e sekuestruara ishin dhe 6 telefona celularë, në të cilët ishin të regjistruar numra shqiptarë, e po ashtu një prej kartave sim të vendosur në celular ishte shqiptare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore