Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Detaje/ Si u përdhunua nën efektin e drogës 17-vjeçarja nga 6 persona dhe kërcënimi me tritol

Detaje/ Si u përdhunua nën efektin e drogës 17-vjeçarja

Natën e kaluar një sasi lënde eksplozive e paketuar është hedhur drejt banesës së një shtetaseje në Fushë-Krujë. Policia e lidhi ngjarjen me operacionin policor, pas një hetimi 8-mujor, që në fundjavë çoi në pranga 4 shtetas dhe në kërkim 2 të tjerë, pasi shfrytëzuan seksualisht dhe e nxitën të përdorë drogë një 17-vjeçare. Grupi ushtronte veprimtari kriminale dhe në fushën e kultivimit të kanabisit.

Rreth orës 23.00 të së dielës, nëna e vajzës së abuzuar konstatoi pakon e dyshimtë dhe njoftoi policinë, e cila zbardhi motivet e ngjarjes dhe vijon të punojë për kapjen e të dyshuarit dhe personit tjetër në kërkim.

Forcat antieksploziv të RENEA-s pas verifikimit kontatuan se pako e pashpërthyer ishte lëndë plasëse artizanale, ndërsa policia identifikoi si autor të dyshuar të ngjarjes 23-vjeçarin A.B. i shpallur në kërkim dy ditë më parë për “prodhim e shitje narkotikësh”, “nxitje të përdorimit të drogës” dhe “shfrytëzim të prostitucionit” bashkë me persona të tjerë. Pas operacionit policor, i dyshuari në kërkim ka kërcënuar me lëndë plasëse familjen e së miturës.

Policia vijon të punojë për kapjen e 23-vjeçarit, që e rëndon pozitën e tij para ligjit dhe me një tjetër vepër penale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore