Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

DETAJE/ Pastruesja mori kasafortën me paratë e ndihmëses së Ahmetajt dhe iku me BENZ luksoz

DETAJE/ Pastruesja mori kasafortën me paratë e ndihmëses së

Ka dalë në dritë dosja hetimore për Rozeta dhe Havier Dobin. 'Nënë e bir vodhën shtëpinë e Alda Klosit dhe tregojnë me detaje itinerarin dhe mënyrën sesi i morën paratë.

'Pastruesja Rozeta tregon se paratë i mori bashkë me kasafortën që kishte zyrtarja e lartë në shtëpi dhe më pas i futi me gjithë florinjtë në një çantë shkolle ADIDAS.

'Për tu larguar ajo mori të birin, Havierin dhe u larguan drejt Astirit.

'E para që mësoi vjedhjen ishte vajza e Klosit, Simona. 'Adoleshentja është kthyer në shtëpi dhe pasi ka parë shkallmimin e dollapit dhe dyert e hapura, ka telefonuar nënën. 

'Ajo nuk ndodhej në SHBA por te zyrat e AMF. 

'Nga ana tjetër, në dëshminë e saj, zyrtarja tregon se paratë ishin të nuses së xhaxhait që ia kishte lënë për të kompletuar shtëpinë. 

'Asnjë informacion në këtë dosje për paratë e tjera që u gjetën te tubi i aspirimit, apo për florinjtë. 'Ku i gjeti zyrtarja tërë këto bizhuteri me vlerë?

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore