Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

DETAJE/ Kokaina e kapur në Durrës vinte nga Amerika Latine, policia ishte njoftuar

DETAJE/ Kokaina e kapur në Durrës vinte nga Amerika Latine, policia

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me sasinë prej 7.25 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit pasditen e sotme

Policia falë njoftimeve që kishte marrë në rrugë operacionale zhvilloi kontrolle për disa orë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit’’.

Dhe kontrolli nuk rezultoi bosh, pasi u kap sërish drogë brenda kontejnerit.

Droga vjen nga Amerika Latine, teksa deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar. 

Kjo është hera e tretë brenda muajit korrik që kësaj kompanie i kapet në konteiner drogë.

"Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës," njofton policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore