Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

DETAJE/ Ishte gati të qëllonte të atin me armë zjarri, parandalohet KRIMI në Fushë Arrëz, arrestohet 34-vjeçari

DETAJE/ Ishte gati të qëllonte të atin me armë zjarri,

Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar në kohë nga policia, pasi një 34-vjeçar pas sherrit me babanë ishte bërë gati ta qëllonte atë me pushkë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz. Policia mori informacion se po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij.

Pas ndërhyrjes të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Njoftimi nga Policia Pukë

Pukë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.

Vihet në pranga 34-vjeçari që u konfliktua me babanë e tij.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, të cilën e posedonte 34-vjeçari i arrestuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.

Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore