Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

DETAJE/ Aktori shqiptar hodhi gruan nga ballkoni dhe u vetëvra në ditën e tij të lindjes, çifti la pas 2 fëmijë të mitur

DETAJE/ Aktori shqiptar hodhi gruan nga ballkoni dhe u vetëvra në

Vdekja tragjike e dy shqiptarëve në Nju Jork, e aktorit Florind Belliu dhe bashkëshortes Ornela Belliu, ndodhi në ditën e lindjes së tij.

Një ditë që supozohej të ishte festë për familjen Belliu, por që përfundoi me lënien jetimë të dy fëmijëve të çiftit.

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.

Mësohet se ata janë shqiptarë, aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu, të cilët kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.

Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.  

 Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç. Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore