Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e familjes në Kombinat, flasin shoqet: Ja çfarë bënte Zhaneta në Përmet

Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e familjes në

Ngjarja në kufijtë e të paimagjinueshmes që ka ndodhur në Kombinat, ka tronditur opinion publik.

Zhaneta Josifi, nëna e dy vajzave, njëra tashmë ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spitalin psikiatrik, me sa duket ka patur një jetë të vështirë, mbushur me peripeci dhe fatkeqësi gjatë jetës së saj.

Fqinjët e saj në Përmet, atje ku ajo ka jetuar më parë, thanë për ABC News se ajo ka qenë njeri shumë i mirë, dhe se nuk arrijnë të besojnë çfarë u ka ndodhur.

Nga ana tjetër një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi jashtë kamerave tregon detaje të reja. “Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur çfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin”, tha ajo jashtë kamerave të Report TV.

Qytetarja e Përmetit: Me gruan kemi punuar bashkë, kishte një burrë të sëmurë, u ndodhi një fatkeqësi u rrëzua burri nga pallati. Ka qenë një grua shumë  e mirë, kishte dy vajza. U habitëm që u ka ndodhur kjo.

Pyetje: Sa vite ka që u ka ndodhur kjo?

Qytetarja e Përmetit: Ka nja 10 vjet, këtu ka jetuar, përmetare ishte.

Pyetje: Po këtu me çfarë merrej?

Qytetarja e Përmetit: Tregtare ishte, shiste rroba.

Pyetje: Ka qenë praktikante e ndonjë feje?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo këtu jo, në Tiranë u bë.

Pyetje: Keni pasur informacion në Tiranë, si ka ndodhur, a keni patur kontakte?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo nuk kemi patur kontakte, por që ka qenë një grua shembullore, zonjë. Jemi shokuar kur kemi dëgjuar.

Pyetje: Nga ana ekonomike si kanë qenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk ishin dhe aq mirë këtu, pastaj vajtën në Tiranë, vajzat filluan punë dhe u rregullua, pastaj ju fut sektit fetar. Ndërsa burrin e kishte të sëmurë, pati goditje mendore, iu mërzit edhe jeta, se ishte sakat.

Pyetje: Ka pasur probleme mendore bashkëshorti?

Qytetarja e Përmetit: Po, u hodh nga kati i pestë, u vetëvra, pastaj ajo iku në Tiranë.

Pyetje: Po këtu a është marrë i shoqi me fenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk e di, ai vinte rrinte këtu me të shoqen gjithë ditën.

Ndërkohë një qytetare tjetër e Përmetit që ka njohur familjen thotë se kanë qenë familje e mirë por e vuajtur.

Qytetarja e Përmetit: Ka qenë një familje shumë e mirë por të vuajtur. Ka punuar këtu në treg, pati një fatkeqësi dhe iu vetëvra i shoqi dhe më pas ikën në Tiranë. Këtu në Përmet rrinin me qera ndërsa për fenë nuk di gjë.

Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e familjes në Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e familjes në Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e familjes në Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e familjes në 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore