Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Deputeti i Ramës thirrje SPAK: Duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier, trafikantët po fitojnë tendera

Deputeti i Ramës thirrje SPAK: Duart e krimit janë shtrirë mbi

Deputeti dhe kryetari i PS në Fier, Petro Koçi i bën thirrje SPAK që të spostohet në Fier, ku sipas tij, “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”.

Përmes një reagimi të fortë në rrjetet sociale, Koçi denoncon se protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës, tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Ai akuzon titullarët e institucioneve, që drejtohen të gjitha nga PS, për bashkëpunim me trafikantët, ndërsa sipas tij disa të tjerë bien pre e kërcënimeve. Nuk dihet nëse denoncimi i tij bëhet konkretisht ndaj kryebashkiakut socialist të Fierit, gjithsesi duhet thënë se aty bëhen tenderat.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtperdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcenuar pronarët e subjekteve te biznesit.

Të fuqizuar, sidomos duke lare parate e pista në industrine e ndertimit, ata vazhdojnë të përvetesojne fitime kolosale nga taksat tona.  Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti yne t’i nënshtrohet botës së krimit te organizuar”, shkruan ai.

Kujtojmë se prej disa kohësh, goditja e SPAK ka filluar të ndjehet në disa institucione. Kjo ka bërë që qytetarë dhe zyrtarë, të kërkojnë që aksioni të shtrihet edhe tek krerët më të lartë të shtetit, por edhe në rrethe, ku korrupsioni dhe krimi, janë “ulur këmbëkryq”.

Nuk dihet nëse denoncimi i fortë i ish-zv.ministrit është edhe paralajmërim për një tjetër goditje në nivelet e larta. Sigurisht, përderisa bën një akuzë të tillë publike, ai di diçka dhe në këtë rast SPAK duket të veprojë/Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore