
Deputeti i PD: Mandatet e opozitës i dogji Rama, Meta dhe Berisha
Dash Sula, deputeti i Partisë Demokratike dhe mbështetës i krahut të Lulzim Bashës në përplasjen me Sali Berishën doli me një version të ri mbi autorët se kush ishte autori i djegies së mandateve të opozitës në 2019-n.
Duke folur në Politiko në Top News me Alfred Lelën, deputeti demokrat tha se djegia e mandateve u mundësua nga Rama, Berisha dhe Meta.
“Sepse nuk duhej që të bëhej reforma në drejtësi në Shqipëri. Nga 2013 e morën amerikanët dhe në 2016-2017 të bëhej reforma në drejtësi. Nuk i interesonte Ramës reforma në drejtësi, sepse ishte në pushtet dhe do t’i ndodhte si ajo në Rumani”, tha ai.
Dash Sula deklaroi se për këtë arsye, djegia e mandateve u konceptua si mjet për të penguar reformën në drejtësi.
“Nuk duhej të miratoheshin gjashtë ligjet. T’i themi gjërat siç janë. Reforma në drejtësi mund të jetë e kapur në elementë, por jo në sistem”, tha ai.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




