Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Deputetët "nxjerrin nga qarkullimi" numrin 15/ Gafa e tmerrshme në mbledhjen e firmave për shkarkimin e Metës

Deputetët "nxjerrin nga qarkullimi" numrin 15/ Gafa e tmerrshme

Në parlament dhe në të gjitha mediat u raportua se 50 deputetë kanë firmosur shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ndërsa lista me firmat e tyre u shpërnda gjërësisht.

Por ajo që bie në sy është se në fakt nuk kanë firmosuar 50 deputetë, por vetëm 49. Analisti Afrim Krasniqi ka kapur “gabimin teknik” apo “vendimin e qëllishëm”, këtë nuk dimë ta themi.

Një lexim i kujdesshëm nxjerr në pah gabimin, ku nga numri rendor 14 kalohet tek numri rendor 16. Thjesht, mungon numri 15.

Gabime të tilla tregojnë për nivelin e parlamentit, por edhe për seriozitetin e kauzave të tilla, siç është shkarkimi i presidentit.

Nëse sheh me kujdes edhe shkrimin e deputetetëve, disa prej tyre nuk janë të lehta të dëshifrohen./Gazeta SHQIP

Deputetët "nxjerrin nga qarkullimi" numrin 15/ Gafa e tmerrshmeDeputetët "nxjerrin nga qarkullimi" numrin 15/ Gafa e tmerrshmeDeputetët "nxjerrin nga qarkullimi" numrin 15/ Gafa e tmerrshme

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore