Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Deputetët e PD-së, Komisioni i vlerësimit i çon Bashësh listën me 326 kandidatët

Deputetët e PD-së, Komisioni i vlerësimit i çon

Në tryezën e kryedemokratit Lulzim Basha do të jenë 326 kandidatë për deputetë që do të përzgjidhen në fazën finale. 

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Lista e emrave tashmë është për t'u diskutuar dhe përzgjedhur nga ana e kryesisë së PD-së emrat që do të jenë në listën primare. 

"Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare. Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale", thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

"Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm", thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërsa enigmë mbetet se ku do të kandidojnë kryedemokrati Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët nuk ishin në asnjë prej listës së 12 qarqeve për t'u votuar nga baza. Sakaq 20% e kryesisë së PD-së futen automatikisht në listat e kandidatëve për deputetë./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore