
Denoncimet për Inceneratorët hakmarrje e Ilir Metës? Ylli Manjani: SPAK po bën drejtësi partiake
Ish-ministri i Drejtësisë ylli Manjani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” ku ka folur në lidhje me çështjen e Incenereatorëve.
Ai ka ngritur akuza se hetimet e SPAK janë të intimiduar dhe, sipas tij po bëhet një drejtësi popullore is në vitet 90.
“Sikur të ishte vetëm hakmarrje e Ilir Metës do ishte më e thjeshtë, por në hapësirat e drejtësisë gjejmë deklarata politike. Interesi i drejtësisë në çështjen e Inceneratorëve duhet të kishte nisur me hetimin e personave që e bëjnë këtë biznes. Dhe duke mos e bërë këtë, për t’i bërë qefin partisë apo edhe votuesve kapin dhe fusin njerëz brenda dhe kjo është drejtësia popullore. Pushteti në vitet 90 bënte këtë drejtësi, kapte njerëz, i tregonte me gisht që të kënaqej publiku.
Po cila është e vërteta e Inceneratorëve? Kjo nuk dihet. Nuk është hetuar fenomeni, procesi apo çfarë ka ndodhur po thjesht janë hapur proceset e hetimit dhe janë marrë masa ekstreme ndaj disa njerëzve. Arresti me burg është një masë ekstreme kur një person është i rrezikshëm, është terrorist, ose kur ka rrezik për shkatërrimin e provave. Kjo bëhet kur ke prova jo kështu kot. SPAK nuk e ka goditur këtë fenomen, por e përdor për të krijuar idenë që këto hetime po kryhen.”- tha Manjani.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




