Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Denoncime para tragjedisë në Potam/ Nuk u morën masa, Policia ishte në dijeni për Arjan Tasen dhe lëvizjet e paligjshme me skaf

Denoncime para tragjedisë në Potam/ Nuk u morën masa, Policia

Të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen tragjike në Himarë, ku mbeti e vrarë me skaf 7-vjeçarja Jonada Avdia nga ish-polici Arjan Tase.

Ditë më parë para ngjarjes tragjike të Himarës ka pasur sinjalizime për policinë kufitare të Vlorës , jo vetëm për skafin që drejtonte ish-efektivi Arjan Tase, por edhe për skafe të tjerë që lundronin dhe lëviznin në hapësirën ujore te bregdetit të vijës  bregdetare nga Porto Palermo deri në plazhin e Potamit.

Sinjalizimet kanë ardhur nga denoncime dhe ankesa të qytetarëve, por edhe nga informacione të strukturave dhe shërbimeve të tjera.

Policia Kufitare nuk ka marrë masa edhe pse ka pasur informacion edhe për skafin e Arjan Tases dhe e dinte që përdorej nga një efektiv dhe për këtë arsye nuk është vënë në lëvizje. Kjo një nga arsyet që AMP poi heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zinxhirin komandues të policisë Kufitare të Vlorës.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë të Himarës, Drejtori i i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkriu të gjithë zinxhirin komandues të drejtorisë së Kufirit Vlorë duke i shkarkuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore