Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dëmtuan kabullin elektrik dhe plagosën rëndë 66-vjeçarin, arrestohen dy punonjësit në Vlorë

Dëmtuan kabullin elektrik dhe plagosën rëndë

Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për "Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë". Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e "Nënë Terezës" Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore