Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Demokrati 'kthen' shishen e rakisë në sy të Berishës: Ne i rrëzonim poturet Ramës, Basha ia ngrinte

Demokrati 'kthen' shishen e rakisë në sy të

Sali Berisha u ndal në Berat për foltoren e radhës me demokratët, ku nga salla kishte edhe shumë persona që sulmonin kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

Një demokrat në Berat ka surprizuar ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin ngriti një dolli me raki.

“Basha harram e paç mundimin tonë tek çadra dhe gazin lotsjellës. Ne ia rrëzonim poturet Edi Ramës, ti shkoje nga pas dhe ja ngrije.

Basha shko largohu mos tund këmborën se këmbora do qafë të trashë jo baluke”, tha fillimisht demokrati që më pas nxjerr nga xhepi një faqore me raki.

“Një dolli për ty që je një politikan shembullor baba shembullor, një dolli për ty dhe princeshën tënde”, tha ai gjatë dollisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore