Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Del EMRI/ Arrestohet 46-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg, plagosi rëndë një person tre…

Del EMRI/ Arrestohet 46-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg, plagosi

2 persona janë arrestuar në Fier ndërsa 3 të tjerë janë ndjekur penalisht. Policia njoftoi sot se është arresutar Mariglen Kumanaku pasi është dënuar me 7 vite burg për plagosjen e 29 korrikut 2019 në fshatin Kallm i Vogël. 

 

Njoftimi i Policisë

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Mariglen Kumanaku, 46 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, nga të cilët i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 muaj burgim.

Ky shtetas, në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore