Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Del EKSPERTIZA/ Klodjani në Astir mblodhi rrobat në mes të kuzhinës dhe i vuri flakën, e ëma u hodh...

Del EKSPERTIZA/ Klodjani në Astir mblodhi rrobat në mes të

TIRANË- Zona e Astirit u përfshi nga paniku ditë më parë pas një ngjarje të rëndë në familjen Osmënaj. 

Banesa e tyre u përfshi nga flakët ndërkohë që 36-vjeçari Klodjan Osmënaj dhe e ëma e tij 62-vjeçare, Hava Osmënaj u hodhën nga kati i tretë i pallatit, për t'i shpëtuar flakëve.

Për fat të keq, 62-vjeçarja ndërroi jetë në vend, ndërkohë Klodjani është ende në spital. 

Gjatë hetimeve për të zbuluar si ndodhi ngjarja, ekspertiza ka sqaruar se ka qenë 36-vjeçari Klodjan Osmënaj ai që i ka vënë flakën shtëpisë në mesin e kuzhinës duke i marrë jetën nënës së tij më pas.

Ekspertët zjarrfikës kanë zbuluar se ka qenë vetë Osmënaj ai që ka mbledhur rroba dhe sende të djeshme në kuzhinë dhe i ka vendosur flakën. Pasi flakët kanë nisur të përhapen me shpejtësi ai është hedhur nga ballkoni, e bashkë me të edhe nëna e tij Hava Osmënaj.

 Dëshmia e djalit të saj, Klodianit është e pamundur të sigurohet për grupin hetimor, pasi 36-vjeçari qëndron ende i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore