Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dekonspiroi infot "top sekret" për grupin e kokainës, si gjermanët zbërthyen mesazhet e shefit të OFL

Dekonspiroi infot "top sekret" për grupin e kokainës, si

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pezulloi një ditë më parë në mënyrë të papritur zv.drejtorin e Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Vendimi i drejtorit të Policisë, Ardi Veliu ngjalli mjaft spekulime por duket se Shkëmbi u “dogj” prej një informacioni “top sekret” të ardhur nga Gjermania. Mësohet se gjithçka ka nisur pasi autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Sipas News 24, autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion për një grup trafiku kokaine, por kërkesa e tyre ishte dekonspiruar. Po ashtu mësohet se të dhënat iu ishin dërguar përmes një platforme ‘cryptochat’.

Ndër të tjera mësohet se gjermanët kanë dekriptuar bisedën. Grupi atje ishte në vëzhgim dhe është mundur të gjendet dokumenti dhe të dhënat që kësaj bande i është dërguar. Grupi kriminal, për të cilin nuk jepen shumë detaje, thuhet se ka rekorde në traditën e drogave të forta. Shkëmbi pritet të dalë para gjykatës për seancën e marrjes në pyetje

Sipas ligjit Artan Shkëmbi brënda 5 ditëve duhet të perballet me gjykatën e posaçme duke qenë se masa e pezullimit nga detyra është marrë në mungesë.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore