Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Deklaratat e Metës/ Autoriteti i Dosjeve i kundërpërgjigjet ish-presidentit: Gjuha fyese është vepër penale

Deklaratat e Metës/ Autoriteti i Dosjeve i kundërpërgjigjet

Autoriteti i dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit ka reaguar në lidhje me deklarata e bëra nga ish-presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story, në Top Channel.

Nëpërmjet një deklarate, Autoriteti i dosjeve i ka cilësuar si fyese këto deklarata të ish-kreut të shtetit, duke shtuar se kanë cenuar identitetin e secilit prej anëtarëve të këtij autoriteti.

Në reagim, Autoriteti përmend se fyerja kundër moralit moralit dhe dinjitetit të personit përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë.

Autoriteti thekson se është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij.

Reagimi i plotë i Autoritetit të dosjeve:

??? ?????????? ????? ??? ?. ???? ????? ???? ??????????? ??? ??????????? ???? ?????????? ??? ?????????? ? ???-????????? ??? ???????, ??? ????????? ‘??? ?????’

???????, 23 ??????? 2022 - Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë të përsëritur konstaton, me keqardhje, se gjuha e përdorur nga ana e z. Ilir Metaj në media (Intervistë me gazetarin Sokol Balla në emisionin ‘Top story’, 22 shtator 2022) është fyese dhe cënon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit.

Është e drejtë e çdo individi të shprehë lirisht mendimet e tij, por nga ana tjetër kjo liri e shprehjes kufizohet nga etika në funksion të mbrojtjes së moralit dhe dinjitetit të personave kundrejt të cilëve drejtohet.

Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 119, paragrafi 2, i cili parashikon se: ‘Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.”

Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim.

Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij, për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit të pajtimit kombëtar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore