Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dekriminalizimi/ Soreca takon Celibashin për listat e zgjedhësve, kryekomisioneri shkresë urgjente Ministrisë

Dekriminalizimi/ Soreca takon Celibashin për listat e zgjedhësve,

Pas Yuri Kim, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Lajmi për këtë takim është bërë publik nga vetë ambasadori Soreca, ku ka shprehur edhe temat e diskutimit mes tyre.

Kryetema lidhet me çështjen e dekriminalizimit. Ndërkombëtarët janë shprehur të vendosur duke kërkuar mos kandidimin e personave që janë në listën e zezë, pra që kanë një shkuar kriminale.

“Ne diskutuam përgatitjet e zgjedhjeve, përfshirë. identifikimi biometrik i votuesve, zgjatja e letërnjoftimeve, votimi i diasporës, votimi elektronik / numërimi dhe dekriminalizimi. Nesër Celibashi do t’i bashkohet në takimin e Krerëve të Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri”, shprehet Soreca në rrjetet sociale.

Çështja tjetër ka të bëjë me shqetësimin që ka ngritur opozita për kartat e skaduara të identitetit të zgjedhësve.

Opozita i kërkoi mazhorancës shtyrjen e afatit të përdorimit për kartat e identitetit dhe pasaportat që skadojnë para datës së zgjedhjeve, duke iu dhënë mundësinë të votojnë edhe qytetarët që për arsye të ndryshme nuk mund ta rinovojnë, KQZ nis lëvizjet.

Pas këtij takimi, Celibashi i  është drejtuar sot me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i kërkuar informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.

Gjithashtu, KQZ kërkon të dijë se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021

LETRA

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar

I nderuar Z. Doracaj! Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.

Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore