
Degradon sherri në Pogradec/ 38-vjeçari qëllon me sëpatë fqinjin
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin e tij, pas një sherri banal.
38-vjecari i identifikuar, Erion Shaqollari pasi është konfliktuar me fqinjin i tij 61-vjeçar, e ka goditur me sëpatë duke e plagosur. Me të marrë dijeni për konfliktin midis 2 fqinjëve, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dha ka bërë të mundur arrestimin e 38-vjecarit.
38-vjecarit iu gjet dhe një thikë, e cila iu sekuestrua si provë materiale.
Ndërsa fqinji 61-vjecar që mbeti i plagosur nga konflikti është jashtë rrezikut për jetën, aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmë mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, policia arrestoi Erjon Shaqollari, 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.




E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >