Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Debati për "Prefektin"/ Studiuesja Godole: Kemi edhe një kanal të RTSH që transmeton filma të komunizmit

Debati për "Prefektin"/ Studiuesja Godole: Kemi edhe një

TIRANË - Studiuesja Jonila Godole e ka cilësuar rileximin e vepres “Prefekti” si një tollumbace që hidhet për të testuar qytetarët.

Godole deklaroi në emisionin Politiko në Top News se e gjithë shoqëria duhet të angazhohet për procesin e dekomunistizimit.

Sipas saj, problem është edhe fakti që një kanal në RTSH transmeton vetëm filma të komunizmit.

Duhet të angazhohet e gjithë shoqëria për dekomunistizimin. Ky është një process i gjatë dhe i dhimbshëm, ndërsa ne përballemi me një pjesë të historisë tonë dhe identitetit tonë. Tani kemi “Prefektin”, por kemi edhe një kanal të RTSH që merret vetem me filmat e komunizmit.

Arti duhet të provokojë, por problem është se çfarë arrijmë me këtë. Ne nuk jemi përballuar seriozisht me atë që ndodhi në komunizëm. Është një lloj tullumbaceje që hidhet. Është një lloj testimi për qytetarët”, tha studiuesja./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore