Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Debati mes Ramës dhe Bakojanis për Paktin Detar me Greqinë dhe Kushtetuesen: Nuk e kisha takuar kurrë Erdoganin

Debati mes Ramës dhe Bakojanis për Paktin Detar me Greqinë dhe

Të pranishëm në Forumin “The Economist”, Kryeministri Edi Rama është përplasur me ish-ministren e Jashtme Greke, Dora Bakojanis në lidhje me çështjen e paktit Detar, e cila pati firmosur paktin në vitin 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë në Tiranë në prill të 2009-ës.

Ndërsa iu përgjigj sugjerimit të Ramës për arritjen e një marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë, Bankojanis u shpreh e keqardhur për mosarritjen enjë marrëveshje në 2009, duke nënkuptuar se kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjes së Turqisë

“Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me Shqipërinë, u mërzita kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk përbën justifikim që 10 vite më pas ne nuk kemi një marrëveshje. Duhet të përpiqemi më shuam për të gjetur një marrëveshje me Shqipërinë. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë të mëdha. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje”, u shpreh Bakojanis.

Ndërkohë, në përgjigje, Rama u shpreh se në vitin 2009 nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Presidentin e Turqisë, Eerdogan, duke theksuar se “në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë është e ndonjë interesi për Turqinë”.

“Ideja që e kam dëgjuar në Shqipëri dhe javën e kaluar nga autoritetet e lartë të së shkuarës dhe aktuale që kjo është një marrëveshje e cila është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është absolutisht e pavërtetë, kjo është fjala ime, asnjëherë në  asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë është e ndonjë interesi për Turqinë, kurrë. Pra na duhet ti qartësojë ti harrojmë këto. A duam ta zgjidhim? Po. Unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit grek dhe ministrit të Jashtëm Dendias se kanë pasur një qëndrim të qartë për këtë çështje.”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore